Συνολικές προβολές σελίδας

Κυριακή 12 Σεπτεμβρίου 2010

11 Shtatori 2001

11 Shtator 2001, ora 08:45 paradite: Nju Jorku ne vecanti, por dhe e gjithe bota ne pergjithesi, ngrine, kur nje aeroplan i firmes American Airlines, me 92 pasagjere, u përplas në Kullen veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke pasuar nje shperthim shkaterrues.
Aty mbi katin e 75-te, ndertesa mbeshtillet ne flake dhe tmerri qe shkaktohet eshte i papare. Dhjetera njerez vriten, ndersa shume jane ata qe hidhen per te shpetuar.
Forcat e ndihmes se shpejte dhe gazetaret gjenden menjehere afer vendit te ngjarjes dhe pak minuta me vone, ne oren 09:03 para dite, kamerat e kanaleve televizive transmetojne drejt per drejt nje avion tjeter te se njejtes kompani ,i cili godet Kullen jugore te Qendres Tregetare Boterore.
Presidenti amerikan Bush, i cili po zhvillonte takim ne nje shkolle te Floridas, informohet per ngjarjet nga Shefi i Forcave te Pergjithshme dhe menjehere bene deklaraten e pare: “Behet fjale per nje tragjedi kombetare. Dy avione u shkaterruan ne Qendren Boterore te Tregetise, ne nje sulm te mundshem terrorist kunder Shteteve te Bashkuara”.

Amerika dorezohet ne ankthin e tmerrshem te terrorizmit. Nuk jane vetem qytetaret amerikane qe veshtiresohen te besojne ate qe ndodhi, por i gjithe njerezimi.
Por, aktiviteti terrorist nuk kishte perfunduar akoma. Ne 9:43, fluturimi 77 i American Airlines, qe u nis nga Uashingtoni dhe kishte distinacion Los Anxheles, me 64 pasagjer, godet Pentagonin, nje pjese i te cilit shembet. Asnje nuk di se c’ do pasoje dhe si mase paraprake mbrojtese zbrazet Shtepia e Bardhe, Kapitoli, Ministria e Drejtesise, Gjykata e Larte dhe te gjitha godinat federative ne Uashington, si dhe ndertesat e Kombeve te Bashkuara dhe Bankes Boterore.
Tragjedia e Qendres Boterore te Tregetise akoma nuk ka mbaruar. Me diference pak minutash, shemben njera pas tjetres kullat binjake dhe nje re e madhe pluhuri mbulon qiellin e Manhattanit. Mijera njerez gjejne vdekje tragjike poshte tonelatash cimentoje ,ndermjet tyre edhe shqiptare.
Sic u be e ditur me vone, nje aeroplan tjeter i kompanise United Airlines, qe ishte ngritur nga aerodromi i Nju Xhersit, me distinacion Los Anxheles, ishte gjithashtu i pushtuar nga terroriste. Por planet e tyre , thuhet, se i prishen pasagjeret, te cilet teper te indinjuar e te revoltuar arriten te pengonin terroristet. Si perfundim, avioni bie rreth 100 km ne lindje te Picburgut, ne shtetin e Pensilvanise.
Llogaritet se nga sulmet terroriste te 11 Shtatorit humben jeten e tyre me shume se 3.000 njerez. Qe ne castet e para, SHBAmerikes karakterizuan si te kerkuarin numrin 1, multi milionerin saudoarab Osama Bin Laden, komandant i rrjetit terrorist Al Kaeda. Ne nje mesazh televiziv drejtuar qytetareve amerikane, presidenti Bush premtoi nje kunderpergjigje te ashper, jo vetem tek terroristet, por dhe tek ata qe i mbeshtesin dhe i perkrahin.
Rreth nje muaj me vone, ne 8 Tetor, ShBA sulmuan Afganistanin, duke rrezuar Talibanet, te cilet ofronin azil Osama Bin Ladenit. Ne emrin e “luftes kunder terrorizmit nderkombetar”.
Ne Mars te 2003 ShBA sulmuan Irakun, duke rrezuar Sadam Huseinin, ndersa Al Kaeda u pergjigj me sulme kunder aleateve te Amerikes, sic ndodhi ne 11 Mars 2004 ne rrjetin hekurudhor te Madridit dhe me 7 Korrik 2005 ne metrone e Londres. Ashtu sikurse shume analiste kishin parashikuar,
mbas 11 Shtatorit, “Bota nuk do te jete me e njejte”…

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου