Eshte nje nga aktet me te rendesishme qe kane lidhje me ngjarjet e 11 Shtatorit dhe sulmet ne Kullat binjake te Nju Jorkut. Aktori Charlie Sheen publikoi nje leter te hapur drejtuar presidentit Barak Obama, me titullin “Njezet Minuta me Presidentin.” Eshte nje leter katapulte meqenese ne te, Sheen grumbullon te gjitha pyetjet qe ngelen pa u pergjigjur edhe mbas hetimit te Kongresit Amerikan.
Letra eshte e shkruar ne formen e nje skenari imagjinar. Sheen imagjinon se takon Presidentin Obama dhe kerkon hapur pergjigje per 20 pika “misterioze” ne lidhje me sulmet e 11 Shtatorit. Gjithashtu nuk jane as skenare fantastiko shkencor, por as per teori konspiracioni, as dhe propagante antiamerikane. Pyetjet e Sheen jane te argumentuara e te sakta.
Pyetjet e Charlie Sheen tek Barak Obama
1.Asnje here nuk u akuzua Bin Laden ,qofte nga FBI ,qofte nga Ministria e Drejtesise. Perse?
Ne listen e FBI per te perndjekurit famekeq (FBI’S most wanted list) Osama Bin Laden nuk akuzohet per krimet e 11 Shtatorit. Kur telefonova FBI-se per t’i pyetur perse, mu pergjigjen: “Nuk ka prova te mjaftueshme qe te lidhin Bin Ladenin me skenen e Krimit.”
Me vone zbulova se nuk u akuzua kurre as nga Ministria e Drejtesise.
2. Osama Bin Laden, Al Kaida dhe Talibani punonin per FBI-ne dhe me FBI-ne?
Perkthyesja e FBI-se ,Sibel Edmonds, u shkarkua dhe iu mbyll goja [ne rruge ligjore, dmth gag order] nga Ministria e Drejtesise, kur zbuloi se qeveria njihte qe me pare se ekzistonin plane per sulme ne qytete Amerikane me perdorimin e aeroplaneve qe nga Prilli i 2001-te. Ne Korrik te 2001, zonja Edmonds, shkel ligjin federal gag order dhe deklaroi publikisht se Osama Bin Laden, Al Kaida dhe Talibani punonin per dhe me FBI-ne deri dhe me 11 Shtator.
3.Kush e kishte informuar qe perpara Giulianin se do te binin Kullat?
Pason koment i Kryebashkiakut (te Nju Jorkut) Giuliani gjate intervistes se tij me 11/09 me gazetarin Peter Jennings te rrjetit ABC. “Shkova poshte ne vend dhe ngritem qendren tone te veprimit ne rrugen 75 Barkley, qe ishte pikerisht aty së bashku me Shefin e Policisë, Shefin e zjarrfikeses dhe kreun e departamentit të emergjencës, dhe drejtonim gjendjen qe andej, kur na thane se Kullat Binjake do te binin. Dhe pikerisht ashtu ndodhi, rane para se te arrinim te largoheshim nga godina, keshtu u bllokuam per 10 – 15 minuta deri kur gjetem rrugedalje dhe ikem, ecem drejt veriut, dhe morem shume njerez me vete”.
KUSH IA THA KETE??? [dmth. Se do te binin Kullat]. Deri sot, pyetja nuk eshte pergjigjur dhe Kryebashkiaku Giuliani refuzon te pergjigjet ne shume raste ne emisione televizive ku eshte present.
4.Ushtrime imitimi Amerikane me aeroplan qe binte tek Kullat
Ne Prillin e vitit 2004 gazeta USA Today shkruajti: “Dy vjet perpara 11 Shtatorit, Qendra Vorioamerikane e Kontrollit Ajror kreu ushtrime imitimi [per tu pergatitur] per ate qe Shtepia e Bardhe e konsideronte te pamundur ne ate kohe: aeroplane qe do te perdoreshin si arme per shkaterrim ne objektiva dhe qe do te kishin si perfundim nje numer te madh viktimash.”. Njeri nga objektivat ishte Qendra Boterore Tregtare.
5.C’kerkonte Aeroplani Luftarak E-4B mbi Shtepine e Bardhe ne oren 10 te mengjesit?
Ne 12 Shtator 2007, programi “Anderson Cooper 360″ I CNN, permendi se nje aeroplan i bardhe misterioz, u zbulua dhe u filmua nga jashtezakonisht shume Media, fluturonte ne hapesiren ajrore te mbyllur [restricted] mbi Shtepine e Bardhe, pak para ores 10, ne mengjesin e 11 Shtatorit. Aeroplani ishte ne realitet nje E – 4B I Flotes Luftarake, nje Boeing 747 I modifikuar posacerisht me dhome komunikimi mbrapa kabines se pilotit – ndryshe I njohur dhe si aeroplan I “Shkaterrimit Total” ["The Doomsday Plane"].
Edhe pse kane dijeni te plote per ngjarjen, anetaret e komisionit hetimor per ngjarjet e 11 Shtatorit nuk konsideruan te drejte paraqitjen e aeroplanit ushtarak “te rendesishme” dhe nuk e perfshine ne hartimin perfundimtar te Komisionit.
6.C’fare ndodhi me tre aeroplanet luftarake te Bazes Andrews?
Tre F-16 te bazes Andrews, qe gjendet dhjete kilometra nga Washington, DC, kryenin ushtrime stervitore ne Karolinen e Veriut ne nje distance 207 milie larg, ne castin qe aeroplani I pare goditi Kullat Binjake.
Akoma dhe me shpejtesine e ulet te 1500 miljeve, kishin mundesine fare mire te mbronin qiellin mbi Uashington shume perpara ores 9, me shume se 37 minuta perpara se Fluturimi 77 te perplasej ne Pentagon. Nderkaq u rikthyen ne baze mbas ores 9:55
Baza ajrore Andrews nuk kishte aeroplane luftarake ne gadishmeri dhe te gatshem te ngriheshin ne mengjesin e 11 Shtatorit.
7. Si dhe perse u shemb ndertesa me numrin 7?
WTC Building 7. Shikoni videon e shkaterrimit te tij.
8. Perse mori persiper NORAD-in (North American Defense Command) zoti Cheney?
Fluturimi 93 ishte I katerti aeroplan qe rra ne 11 Shtator ne 10:03 paradite. Nenkryetari Cheney dha urdhrin e rrezimit rreth ores 10:10 – 10:20 dhe kjo nuk ishte komunikuar ne NORAD (North American Defense Command) deri dhe 28 minuta mbas shkaterrimit te fluturimit numer 93. Duke rritur dyshimet ne kete pike, shtohet fakti se tre muaj perpara nga sulmet e 11 Shtatorit, Dick Cheney mori persiper kontrollin e NORAD, dhe per kete arsye vetem ai, dhe askush tjeter mbi rruzullin tokesor, kishte pushtet te kerkonte nderhyrje ushtarake per aeroplanet pirate te 11 Shtatorit.
Kete pushtet qe kishte nuk e ushtroi kurre. Tre muaj mbas 11 Shtatorit [Cheney], u largua nga kryesia e NORAD dhe u kthye serish ne ushtri.
9. A u sterviten piratet ajrore ne shkolla ushtarake Amerikane?
Shume agjenci lajmesh permenden se FBI-ja hetoi per te pakten PESE nga piratet ajrore te 11 Shtatorit qe sterviten ne shkolla ushtarake Amerikane. Keto dosje hetimore jane vulosur dhe mbyllur, mendoj se duhet te hapen.
10. Cfare u bene kutite e zeza te avioneve?
Ne 2004, punonjesit e zjarrfikesit te Nju Jorkut ,Mike Bellone dhe Nicholas DeMasi, deklaruan publikisht se ishin gjetur kutite e zeza ne Qendren Boterore te Tregetise, por agjentet e FBI-se u thane te mbajne gojen e tyre te mbyllur. Nicholas DeMasi deklaroi se shoqeroi agjentet federale brenda nje automjeti, I cili ishte per cdo teren, ne Tetor 2001, dhe I ndihmoi per identifikimin e pajisjeve [DOMETHENE TE KUTIVE TE ZEZA]. Historia mbeshtetet nga Mike Bellone.
Sic shkruajti gazeta Philadelphia Daily News ne ate periudhe kohore, “ Historia u shtron pyetjen, ne qofte se ekziston nje fare misteri ne Ground Zero”.
11. Rane apo i hodhen kullat?
Qindra deshmimtare, perfshi ata qe arriten te paret ne vendin e ngjarjes, zjarrfikes, gazetare, dhe police, pershkruajne se pane shperthime te njepasnjeshme tek te dy kullat, perpara dhe gjate shembjes.
12. Si e dinin CNN dhe BBC se ndertesa me numrin 7 do te binte perpara se te ndodhte kjo?
Nje video e shkelqyer nga arkivi i BBC News tregon korespodenten Jane Standley, te flase per renien e nderteses numer 7, mbi njezet minuta perpara renies qe ndodhi ne 17:20, mbasditen e 11 Shtatorit.
Filmime nga emisione te meparshme te BBC tregojne prezantuesit te bisedojne per renien e WTC7 deri dhe 26 minuta me pare.
BBC ne fillim kishte deklaruar se filmimet nga 11/9 kishin humbur perpara se te pranonte se gabuan ne kronikat e renies se WTC7 perpara se te binte. Nuk shpjeguan imtesisht se si ishin ne dijeni te rrezimit te kesaj ndertese perpara se ajo te ndodhte.
Pervec kesaj, mbi nje ore para renies se WTC7, ne 16:10 Aaron Brown i CNN-it permendi se ndertesa “kishte rene, ose do te binte”.
13. Si funksionoi celulari i Barbara Olsen nga aeroplani qe fluturonte ne nje lartesi kaq te madhe?
Deklarata e prokurorit te pergjithshem Ted Olson, se e shoqja e tij Barbara Olsen e ftoi dy here telefonikisht nga fluturimi numer 77, duke pershkruar piratet ajrore me suja, ishte fakti qendror I historise zyrtare te 11 Shtatorit.
Nderkaq, besueshmeria e historise u zbeh plotesisht kur Olsen nderonte historine e tij vazhdimisht ,ne lidhje me ate nese gruaja e tij perdori celularin e saj apo ate te aeroplanit.
Teknologjia, deri me 2004 ,nuk kishte krijuar akoma mundesine e thirrjeve me telefona celulare nga lartesi te medha. Firma Amerikan Airlines vertetoi se fluturimi 77 ishte Boeing 757 dhe se ky aeroplan nuk kishte telefona te disponuar.
Sipas FBI-se, Barbara Olsen u perpoq te flasi me bashkeshortin e saj vetem nje here dhe deshtoi. Prandaj zoti Olsen duhet te kete genjyer kur deklaroi se kishte folur me bashkeshorten e tij nga fluturimi 77.
14. Cfare u bene pjeset e aeroplanit qe goditi Pentagonin?
Madhesia e nje Boeing 757 eshte rreth 125 kembe ne gjeresi. Megjithate planet nga shkaterrimi I Pentagonit tregojne thjesht nje vrime qe nuk kalon diametrin e 16 kembeve. Vetem motoret e 757 do te duhej te krijonin nje vrime me te madhe se ajo. Mendoni, I gjithe aeroplani se cfare duhej te bente. Filmime nga renia e pjesshme e nderteses tregojne deme reale minimale dhe shume pak shkaterrime, nje pamje qe eshte krejt e pa ngjashme me shkaterrimin e nje avioni te madh, vecanterisht kur ta krahasoni me pamje te tjera qe tregojne aroplane qe bien ne ndertesa.
15. C’kishte ndermend Cheney kur tha “te zbatohet urdhri”? Mos ndoshta urdhri ishte te goditej Pentagoni?
Cduhet te kuptojme nga pjesa qe vijon e cila I perket zotit Dick Cheney dhe qe u publikua gjate séances se Komisionit per ngjarjet e 11 Shtatorit? Pjesa vjen nga deshmia qe dha ministri I atehershem I Transportit ,Norman Mineta.
kur aeroplani vinte drejt Pentagonit, ishte nje burre I ri I cili hynte ne salle dhe informonte Nenpresidentin se:
“Aeroplani eshte 50 milje larg.” “Aeroplani eshte 30 milje larg.” Dhe kur arriti ne “ aeroplani ndodhet 10 milje larg” I riu tha gjithashtu tek nenpresidenti, “Vlen akoma urdhri juaj?” Dhe Nenpresidenti ktheu koken dhe tha: “Natyrisht qe urdhri vazhdon te jete ne fuqi. Ju kam thene te kunderten?
Meqenese aeroplani nuk u rrezua, si dhe meqenese nuk ekzistonin avione luftarake ne rajon, dhe meqenese sistemi mbrojtes I Pentagonit nuk funksionoi, mund te nxjerrim konkluzionin se urdheri ishte te lihej aeroplani te gjente objektivin e tij?
16. Perse qeveria Bush nuk publikoi hetimin per 11 Shtatorin?
Ne maj te 2003, Miami Herald permendi se qeveria Bush refuzon te publikoje hartimin e 900 faqeve te Kongresit per 11 Shtatorin, meqenese donte te “shmangej publikimi I hollesive qe permbante hartimi dheqe do te turperonin” – vecanterisht per sa I perket paralajmerimeve te 11/9 dhe faktit se terroristet u sterviten ne shkollat Amerikane te Aviacionit.
17. Perse oficeret e Pentagonit anulluan fluturimet e tyre drejt Nju Jorkut ne 10 Shtator? Cfare njihnin?
Ne 10 Shtator, oficere te larte te Pentagonit anulluan fluturime te programuar per ne 11 Shtator. Kryebashkiaku I San Franciskos, Wouili Braun, mbas nje paralajmerimi, anulloi fluturimin per ne Nju Jork, qe kishte programuar per mengjesin e 11 Shtatorit.
18. Si funksionuan telefonat celulare ne nje lartesi te tille?
Teknologjia qe lejon tek perdoruesit e telefonave celulare te kryejne thirrje nga nje lartesi kaq e madhe nuk ishte e disponuar deri ne 2004. Gjithashtu ne 2004 kjo teknologji gjendej ne shkallen eksperimentale. Thirrjet nga telefonat celulare, qe perbenin pjesen e pandare te njoftimit zyrtar te qeverise per ngjarjet, ishte teknologjikisht e pamundur ne ate kohe.
19. Cfare deklaruan Bushi dhe Ceini?
Ne 29 Prill 2004, Presidenti Bush dhe Nenpresidenti Ceini do te takonin Komisionin Hetimor per te depozituar bashke dhe jo ligjerisht. Kerkuan gjithashtu te perballohej deshmia e tyre si “sekret shteteror”. Deri sot, asgje nga sa thane ate dite nuk u publikua.
20. U shkri gjithcka, pervec identitetit te terroristeve?
Pak dite pas sulmit, shume gazeta si dhe FBI permenden se nje pasaporte ishte gjetur ne rrenojat e Kullave Binjake.
Ne Gushtin e 2004-se, CNN-I beri te njohur se viza (ne leter) e terroristit Ziad Jarrah u gjend ne rrenojat e fluturimit 93 qe rra ne Shanksville te Pensilvanise.
Te pakten nje e treta e trupave te viktimave ne Kullat Binjake “ avulluan” dhe shume nga viktimat e ngjarjes se Pentagonit u dogjen plotesisht.
Megjithate pasaporta dhe viza ne letra – sende qe tregojne terroristet dhe deshmojne mocionin zyrtar te ngjarjes – u gjenden cuditerisht mbas kaq shume shperthimesh dhe zjarresh te cilat shkrine ,ne kuptimin e vertete te fjales, ndertesa plotesisht metalike.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου